Mbrëmjen e së mërkurës patëm kënaqësinë të mirëpresim artistët e mirënjohur ndërkombëtarisht, Saimir dhe Aurora Strati, të cilët kanë thyer 11 rekorde Guinness me mozaikët e tyre të jashtëzakonshëm, si dhe krijuesit e sapunëve organikë dhe qirinjve natyralë, Alba Josa dhe Tom Borova, që na ndanë pasionin e tyre për artizanatin dhe qëndrueshmërinë.
Diskutimet e mbrëmjes u përqendruan në tema thelbësore për krijimtarinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm:
Si kujtimet dhe përjetimet e forta ndihmojnë procesin krijues dhe vendimmarrjen.
Rëndësia e balancimit midis strategjisë dhe veprimit, duke u frymëzuar nga filozofia e Napoleonit: “Mendo gjatë dhe vepro shpejt.”
Puna me materiale industriale për të krijuar vepra unike dhe autentike.
Potenciali i jashtëzakonshëm i bimëve medicinale shqiptare për zhvillimin e produkteve natyrale dhe jo toksike.
Sfida e ruajtjes së autenticitetit të artit në një botë gjithnjë e më të industrializuar.
Kjo mbrëmje na frymëzoi të reflektojmë për fuqinë e krijimtarisë, rëndësinë e mbrojtjes së artit autentik dhe përkushtimin ndaj natyrës dhe qëndrueshmërisë. Një event që solli në qendër artin, inovacionin dhe dashurinë për natyrën!
