Kodi i Sjelljes & Kontakti

Dua Space dhe Dua Albania janë të përkushtuara për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës, pa dhunë dhe ngacmime për të gjithë anëtarët e komunitetit, vullnetarët dhe pjesëmarrësit, pavarësisht nga identiteti gjinor dhe shprehja, orientimi seksual, aftësia e kufizuar, pamja fizike, raca, feja apo prejardhja.

Ky Kod i Sjelljes zbatohet në të gjitha hapësirat e Dua Space dhe Dua Albania, duke përfshirë:

  1. Hapësirat fizike (zonat e bashkëpunimit, ambientet e eventeve, punëtoritë dhe dhomat e takimeve).
  2. Platformat online (faqja e internetit, rrjetet sociale, listat e postës elektronike dhe forumet e komunikimit).
  3. Partneritetet, bashkëpunimet dhe iniciativat e drejtuara nga komuniteti.
  4. Angazhimi për një Komunitet të Sigurt dhe Respektues

Tolerancë zero për diskriminimin dhe ngacmimin: 

Gjuha e urrejtjes, kanosja, kërcënimet dhe diskriminimi i çfarëdolloji tipologjie nuk do të tolerohen.
Llogaridhënie dhe Transparencë: Shkeljet do të vlerësohen në mënyrë të drejtë, dhe individët mund të paralajmërohen, sanksionohen ose përjashtohen nga hapësirat tona.

Siguria fizike dhe emocionale në radhë të parë: 

Synimi ynë është të krijojmë një mjedis ku të gjithë pjesëmarrësit të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të mbështetur.
Pjesëmarrësit janë përgjegjës për t’iu përmbajtur këtyre parimeve. Udhëzime shtesë mund të zbatohen për evente specifike dhe do të komunikohen qartë për pjesëmarrësit. Duke marrë pjesë në aktivitetet e Dua Space dhe Dua Albania, ju pranoni të mbani këto vlera dhe të kontribuoni në një komunitet respektues, bashkëpunues dhe fuqizues.

Sjellja e Pritur:

  • Tregoni respekt, integritet dhe profesionalizëm.
  • Jini të kujdesshëm dhe bashkëpunues.
  • Komunikoni hapur dhe me mendim të kujdesshëm me të tjerët; shmangni sulmet personale.
  • Jini të ndërgjegjshëm për ambjentin tuaj dhe për pjesëmarrësit e tjerë. 
  • Kontribuoni në mënyrë aktive për të krijuar një ambient pa shqetësime për të gjithë.
 

Sjellja e Papranueshme:

Sjelljet e papranueshme përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Ngacmim, kanosje ose diskriminim në çfarëdo forme.
  • Abuzim fizik ose verbal ndaj ndonjë pjesëmarrësi, folësi, vullnetari, eksperti, anëtari të stafit, ofruesi të shërbimeve ose çdo pjesëmarrësi tjetër.
  • Komente ose imazhe që nënvlerësojnë individët ose grupet bazuar në racë, fe, gjini, orientim seksual, aftësi të kufizuar ose ndonjë status tjetër të mbrojtur me ligj.
  • Ndërprerje e prezantimeve ose aktiviteteve të tjera.
  • Vëmendje seksuale e padëshiruar ose ngacmim seksual.
  • Mbështetja ose inkurajimi i ndonjë sjelljeje të mësipërme.
 

Pasojat e Sjelljes së Papranueshme:

Sjellja e papranueshme nuk do të tolerohet. Çdokush që i kërkohet të ndalojë një sjellje të tillë, pritet të zbatojë kërkesën menjëherë.
Nëse një pjesëmarrës angazhohet në sjellje të papranueshme, organizatorët e eventit mund të marrin çdo masë të përshtatshme, duke përfshirë përjashtimin nga eventi pa paralajmërim ose rimbursim.

Raportimi i Sjelljes së Papranueshme:

Nëse jeni subjekt i një sjelljeje të papranueshme, vini re që dikush tjetër po përballet me një situatë të tillë, ose keni ndonjë shqetësim tjetër, ju lutemi informoni menjëherë një organizator të eventit. Stafi i eventit mund të identifikohet nga emrat e tyre dhe janë të gatshëm për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur.

Fusha e Zbatimit:

Presim që të gjithë pjesëmarrësit e eventeve (donatorët, sponsorët dhe të ftuarit) të respektojnë këtë Kod të Sjelljes në të gjitha hapësirat e eventeve dhe aktivitetet shoqëruese.

Pasojat e Shkeljeve:

Çdokush që i kërkohet të ndalojë një sjellje të papranueshme, pritet të veprojë menjëherë. Dua Space dhe Dua Albania rezervojnë të drejtën për të marrë masat e nevojshme për të ruajtur një ambient të sigurt dhe respektues. Në varësi të rëndësisë së shkeljes, masat mund të përfshijnë një paralajmërim verbal ose me shkrim, një pezullim të përkohshëm nga eventet, hapësirat ose aktivitetet, ose përjashtimin e përhershëm nga të gjitha hapësirat dhe iniciativat e Dua Space & Dua Albania.

Në raste ku siguria është në rrezik, organizata mund të ndajë informacion mbi shkeljet serioze me anëtarët përkatës të komunitetit, organizatat partnere ose publikun e gjerë. Të gjitha raportimet do të shqyrtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të trajtohen me drejtësi dhe transparencë, duke siguruar që komuniteti ynë të mbetet një mjedis i sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa kërcënime për të gjithë.

Code of Conduct & Contact (CCC)

Dua Space and Dua Albania are committed to fostering a non-violent, harassment-free, and inclusive environment for all community members, volunteers, and participants, regardless of gender identity and expression, sexual orientation, disability, physical appearance, body size, race, religion, or background.


This Code of Conduct applies to all Dua Space and Dua Albania spaces, including:

  1. Physical spaces (coworking areas, event venues, workshops, and meeting rooms).
  2. Online platforms (website, social media, mailing lists, and communication forums).
  3. Partnerships, collaborations, and community-driven initiatives.
  4. Commitment to a Safe and Respectful Community

Zero Tolerance for Discrimination & Harassment: 

Hate speech, intimidation, threats, and discrimination in any form will not be tolerated.
Accountability & Transparency: Violations will be assessed fairly, and individuals may be warned, sanctioned, or expelled from our spaces.
Physical & Emotional Safety First: Our goal is to create an environment where all participants feel safe, respected, and supported.
Participants are responsible for understanding and abiding by these principles. Additional guidelines may apply to specific events, which will be communicated clearly to attendees.
By engaging with Dua Space & Dua Albania, you agree to uphold these values and contribute to a respectful, collaborative, and empowering community.

Expected Behavior:

  • Engage with respect, integrity, and professionalism.
  • Be considerate and collaborative.
  • Communicate openly and thoughtfully with others; avoid personal attacks.
  • Be mindful of your surroundings and your fellow participants. Actively contribute to a harassment-free environment for everyone.

Unacceptable Behavior:

Unacceptable behaviors include, but are not limited to:

  • Harassment, intimidation, or discrimination in any form.
  • Physical or verbal abuse of any attendee, speaker, volunteer, exhibitor, staff member, service provider, or other event participant.
  • Comments or images that belittle individuals or groups based on race, religion, gender, sexual orientation, disability, or any other status protected by law.
  • Disruption of presentations or other events.
  • Unwelcome sexual attention or advances.
  • Advocating for, or encouraging, any of the above behaviors.

Consequences of Unacceptable Behavior:

Unacceptable behavior will not be tolerated. Anyone asked to stop any harassing behavior is expected to comply immediately.
If a participant engages in unacceptable behavior, the event organizers may take any action they deem appropriate, including expulsion from the event without warning or refund.


Reporting Unacceptable Behavior:

If you are subjected to unacceptable behavior, notice that someone else is being subjected to unacceptable behavior, or have any other concerns, please notify an event organizer as soon as possible. The event staff can be identified by their badges/uniforms and are available to help participants feel safe and welcome.


Scope:

We expect all event participants (contributors, sponsors, vendors, and guests) to abide by this Code of Conduct at all event venues and event-related social activities.

Consequences

Anyone asked to stop unacceptable behavior is expected to comply immediately. Dua Space & Dua Albania reserve the right to take appropriate action to maintain a safe and respectful environment. Depending on the severity of the violation, actions may include a verbal or written warning, a temporary suspension from events, spaces, or activities, or permanent expulsion from all Dua Space & Dua Albania spaces and initiatives. In cases where safety is at risk, the organization may disclose information about serious violations to relevant community members, partner organizations, or the general public. All reports will be reviewed confidentially and handled with fairness and transparency, ensuring that our community remains a safe, inclusive, and harassment-free environment for everyone.